Forca të shumta policore janë pozicionuar para Parlamentit, ku në orën 17:00 opozita ka thirrur një protestë, ndërsa Kuvendi do të votojë projektbuxhetin 2025.
Policë me skafandra dhe mburoja janë pozicionuar brenda rrethimit të Kuvendit, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.
Gjithashtu në mjediset e Kuvendit është pozicionuar edhe një prej automjeteve që hedh ujë me presion, në kuadër të një plani masash që Policia përdor sa herë që ka protesta.
Nuk ka ende informacione për mënyrën se si do të mbahet protesta dhe se sa orë mund të zgjasë.