back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetDita e dytë e konsultimeve për datën e zgjedhjeve parlamentare/ Begaj takim...

Dita e dytë e konsultimeve për datën e zgjedhjeve parlamentare/ Begaj takim me përfaqësuesit e PL

Ka nisur takimi mes Presidentit Bajram Begaj dhe PL-së, me përfaqësues Tedi Blushin dhe Erisa Xhixho, pasi kreu i partisë, Ilir Meta ndodhet në burg.

Takimi është në kuadër të caktimit dhe mandatimin të datës së zgjedhjeve parlamentare.

Qëndrimi i PL ishte që është e pranueshme çdo datë veç asaj të caktuar nga Taulant Balla. Kjo është një mundësi edhe për institucionin e presidentit për të treguar pavarësi nga pretendimi se ky institucion mund të jetë kthyer në një noter të 2 të mazhorancës, pas Kuvendit. S’mund të jetë një data që është paracaktuar nga Balla. Së bashku me Erisa Xhixho shprehem shqetësimin për mungesën e reagimit në mbrojtje të ish presidentit, që gëzon status të veçantë mbrojtjeje nga shteti. Ky duhet të ishte i pari që dënonte me forcë rrëmbimin kriminal e banditesk, me banditë me maska që ushtruan dhunë  ndaj ish presidentit.

Kjo protestë do mbahet, sot do të mbledhim një tjetër forum për të caktuar datën. Protestat periodike para SPAK, që është shndërruar një strukturë kriminale që shërben si hanxhar në duart e Ramës për të asgjësuar opozitën e vërtete dhe pluralizmin që me masa ekstreme ka izoluar ish presidentin, liderin e opozitës dhe po bën çdo përpjekje për të minuar çdo proces të rregullt ligjor, për të vijuar qëndrimin në pushtet të këtij regjimi. Po vepron në mënyrë kriminale e banditeske kundër opozitës. Shërben  për të thelluar padrejtësinë, krimin dhe mosndëshkimin skizofrenik të kësaj qeverie.”, u shpreh Tedi Blushi.

Ndërsa Gledis Çeliku i PSD-së tha se është për datën 4 maj.

Pas përfaqësuesve të PL, PSD, Begaj priti edhe Enkelejd Alibeaj. Ndërkohë Lulzim Basha ka arritur në presisdencë, ku do të takohet me Begajn.

Të mërkurën Begaj zhvilloi takim me krerët e partive LZHK, PR, PDIU.

Më datë 25 nëntor Begaj do të presë në takim përfaqësuesit e PD dhe PS.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat