back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetFoto-“Martin Cani një fëmijë më pak, një dështim më shumë”/ Prindërit në...

Foto-“Martin Cani një fëmijë më pak, një dështim më shumë”/ Prindërit në protestë

Prindër të shumtë kanë dalë sot në protestë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij në dyert e shkollës ku mësonte.

Me pankarta në duar “Martin Cani një fëmijë më pak, një dështim më shumë”, “Pse bën sikur jeton në një vend normal”, “Heshtja jonë po na vret fëmijët. Sa viktima duhen që ne të ngremë zërin? Martin, të kemi vrarë të gjithë nga pak”, qytetarët kanë kërkuar drejtësi për të miturin dhe siguri nga autoritetet në shkolla dhe në vend.

Protesta po bëhet në formë marshimi duke nisur nga shkolla “Fan Noli” dhe deri tek Ministria e Arsimit.

Marshimi protestë vjen si qëllim për sensibilizimin e institucioneve dhe shoqërisë që ngjarje si ajo e vrasjes së Martin Canit 14 vjeçar të mos ndodhin më. 

“Kjo vrasje ka autor që duhet të mbajë përgjegjësi. Institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi. Nuk ka asnjë komunikim zyrtar e më lën të dyshoj që oficeri i sigurisë, mësuesja, drejtoresha e shkollës, ministria e arsimit nuk e ka bërë detyrën e vet sa duhet. Qeveria që e sheh përgjegjësinë tek mbyllja e TikTokut tregon se nuk e ka bërë punën si duhet’ thotë një vajzë pjesë e protestës.

“Rrjetet sociale janë të rrezikshme por nuk mund të hiqet përgjegjësia nga qeveria! Ministrja duhet të japin menjëherë dorëheqjen. As për një minutë heshtje nuk u mbajt në Kuvend ndërsa ministret flisnin me njëra tjetrën. Nuk janë nëna, i ka mbyt pushteti dhe leku” thotë një qytetare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat