KreuSportiMe plis në kokë dhe flamur kuqezi, Nelson Hysa triumfon në Londër

Me plis në kokë dhe flamur kuqezi, Nelson Hysa triumfon në Londër

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Nelson Hysa nuk di të ndalet, triumfon sërish në mes të Londrës duke ngjitur lart flamurin kuqezi. Boksieri shqiptar doli fitues në eventin e mbajtur në kryeqytetin anglez.

Hysa u përball me argjentinasin, Ariel Brekamonte, sfidë e vlefshme për peshat e rënda. Shqiptarit i mjaftuar vetëm dy raunde për ta hedhur “KO” kundërshtarin, duke marrë kështu një triumf të rëndësishëm në “York Hall Arena” të Londrës. Me plisin dhe i mbuluar me flamurin shqiptar, Hysa merr kështu një fitore të madhe përballë një kundërshtari jo të lehtë.

Kujtojmë që ky është shqiptari i dytë që triumfon në këtë event, pas Alban Bermetës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat