Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me diasporën në Londër, është ndalur tek ish ministrja e brendashmë britanike Suella Braverman dhe deklarata e saj raciste.
“E mbani mend një ish ministre të brendshme të këtij vendi, që u bë mishërimi i politikës djallëzore duke na treguar ne shqiptarët si rrezik për Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo tha se prurja e shqiptarëve ishte pushtim, na bëri pushtues sikur shqiptarët ishin ushtare të një armate placckitëse, jo pjesë e matjes njerëzore që punon në këto toka. Na quajti pushtues a thua se kishim ardhur per të marrë kokën e Mbretëreshës, jo për të ndihmuar ekonominë britanike e cila vuan për krah pune. U ngritën dhe disa të tjerë që na treguan me gisht”, ka thënë Rama.



