back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSPAK zbardhi vrasjen: Kush është Sergej Hasanpapaj, i përfshirë në ekzekutimin e...

SPAK zbardhi vrasjen: Kush është Sergej Hasanpapaj, i përfshirë në ekzekutimin e Bledar Muçës?

SPAK lëshoi dje 18 urdhër-arreste me burg, një urdhër-arrest shtëpie dhe dy masa “detyrim paraqitje”, nga të cilat vetëm disa janë ekzekutuar. Një prej urdhër arresteve ishte ndaj Sergej Hasanpapaj, i cili rezulton i arrestuar në vitin 2022 në Belgjikë për vrasjen e Bledar Muçës.

Më 25 tetor të këtij viti mediat spanjolle publikuan arrestimin në aeroportin e Manises në Valencia të një 43-vjecari shqiptar, sapo ai kishte zbritur nga një fluturim nga Tirana. Sipas mediave spanjolle, shqiptari ishte dënuar me burgim të përjetshëm për dhënie informacioni për vrasjen e një shqiptari në Belgjikë në vitin 2022.

Mediat belge kanë zbuluar se bëhet fjalë për shqiptarin Marsel D., i kërkuar për vrasje në Belgjikë. D. dyshohet se është përfshirë në likuidimin e bashkatdhetarit të tij Bledar Muça më 22 janar 2022 në Aartselaar. Muça rezulton i përfshirë në sagën e krimeve në Elbasan, si mik i familjes Çapja.

Sipas mediave spanjolle, Marsel D. dyshohet se u ka dhënë vrasësve informacione për Muçën. Ai u burgos në Spanjë në pritje të ekstradimit të tij të mundshëm drejt Belgjikës. Ndërkohë po sipas medias spanjolle, të paktën një i dyshuar është ende në burg në hetimin e vrasjes në Belgjikë, shkruan BW.

Bëhet fjalë pikërisht për Sergej Hasanpapaj, i cili u arrestua në pranverën e vitit 2022 në Belgjikë, ndaj të cilit dje SPAK lëshoi urdhër arresti.

Një i afërm i këtij personi, sipas mediave belge, është dënuar tashmë në Shqipëri në vitin 2019 për një tentativë vrasjeje të Bledar Muçës dhe Florenc Çapjas.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat