back to top
32.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetLuçiano Boçi: Armiku kryesor i Ramës dhe policisë së tij, janë qytetarët 

Luçiano Boçi: Armiku kryesor i Ramës dhe policisë së tij, janë qytetarët 

Luçiano Boçi ka kërkuar që policia të tërhiqet, duke paralajmëruar se ata do të qëndrojnë në rrugë në një afat të pacaktuar.

Policia duhet të tërhiqet, ne do të qëndrojmë deri në afatin e përcaktuar.

Kjo mosbindje civile nuk është e fundit, do të vijojë edhe në ditët në vazhdim deri në plotësimin e kërkesave tona që janë, qeveri teknike.

Zgjedhje me Edi Ramën nuk ka, është dhunuesi i shqiptarëve, i dhunuon ata në Londër, për hir të pushtetit të tij, dhunon fëmijët tanë në forma dhe mënyra se si menaxhon arsimin, dhunon prindërit tanë nga mënyra se si menaxhon pensionet dhe kujdesi ndaj tyre, dhunon çdo shqiptar.

Ka ardhur koha që Edi Rama të largohet, ka ardhur koha që t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe të jetë vullneti i shqiptarëve që të vendosë se kujt i takon drejtimi i vendit.

S’mund ta vendosim më bandat e Edi Ramës, bandat dhe skalionet e krimit, bandat dhe skalionet administratës dhe bandat dhe skalionet dhe këtu në Policinë e Shtetit.

Duket qartë se armiku kryesor i Edi Ramës dhe policisë së tij nuk janë bandat dhe kriminelët por janë qytetarët agresioni i tyre është ekzemplar kur shohin qytetarë që protestojnë.

Janë lepe peqe përballë figurave dhe përfaqësuesve të krimit, madje janë bashkëpunëtorë të krimit deri në ekzekutimin e rivalëve të krimit dhe lidhja shkon deri te Edi Rama”, ka thënë Boçi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat