back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuSportiNuk “shkrepi” me Shqipërinë, por Asani është magjik në Champions

Nuk “shkrepi” me Shqipërinë, por Asani është magjik në Champions

Nuk arriti të linte gjurmë me ekipin përfaqësues, i kushtëzuar edhe nga një dëmtim në ndeshjen me Çekinë, por në Champions League Aziatike, Jasir Asani nuk di të ndalet. Sulmuesi kuqezi u aktivizua si zëvendësues për ekipin e tij Gwangju, por i mjaftoi vetëm një minutë në fushë, një prekje, për të realizuar një super gol.

Në minutën e 58-të, Asanit përfitoi nga një top i kthyer në zonë dhe fluturimthi më të majtën dërgoi topin në rrjetë duke zhbllokuar takimin kundër Shangai Shenhua.

Kujtojmë që ky ishte goli i tij i 7-të në këtë edicion të Chanpions League aziatike, plus një assist, duke udhëhequr i vetëm edhe listën e golashënuesve më të mirë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat