back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuSportiIsh-legjenda e Romës, Françesko Totti rrezikon 5 vite burg

Ish-legjenda e Romës, Françesko Totti rrezikon 5 vite burg

S’kanë fund telashet për legjendën e Romës, Francesco Totti.

Pas ndarjes nga bashkëshorja Ilary Blasi dhe akuzave nga ana e saj për braktisjen e fëmijëve, tashmë ish-kapiteni i Romës do të hetohet edhe për evazion fiskal.

Sipas mediave italiane, Totti akuzohet për mosdeklarim të të ardhurave për t’iu shmangur taksave.

Në rast se këto akuza do të vërtetoheshin, Francesco Totti mund të dënohet nga 2 deri në 5 vite burg.

Në mes të dhjetorit, Totti do të paraqitet në prokurori pasi është thirrur për të dhënë arsyetimin e tij për mosdeklarimin e të ardhurave nga reklamat gjatë një periudhe kohe.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat