back to top
15.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuLifestyle / Showbiz“Mos u marto me një burrë duke menduar se mund ta ndryshosh”/...

“Mos u marto me një burrë duke menduar se mund ta ndryshosh”/ Jennifer Garner i referohet Ben Affleck?

Jennifer Garner ka folur për martesat e saj të kaluara dhe ka treguar mësimet e vlefshme të nxjerra ndërsa duket se ka bërë një referencë edhe për ish-bashkëshortin e saj, Ben Affleck. Garner reflektoi mbi përvojat e saj, duke thënë:

“Asnjëherë mos u marto me një burrë duke menduar se mund ta ndryshosh”.

Deklarata dukej se ishte një pasqyrim i marrëdhënieve të saj me Affleck, me të cilin ishte e martuar nga viti 2005 deri në 2018-ën, dhe burrin e saj të parë, Scott Foley (2000-2004).

Gjatë një paraqitjeje në podcast-in ‘Lipstick on the Rim’, Garner shtoi se shumë nga mençuria e saj vjen nga nëna e saj dhe letërsia që ajo e do, si Little House on the Preirie.

Pavarësisht divorcit të tyre, Garner dhe Affleck kanë mbajtur një marrëdhënie të fortë bashkëprindërore. Këtë Ditë të Falenderimeve, ish-çifti u ribashkua për të dalë vullnetarë në Panairin vjetor të Falënderimeve të Midnight Mission në Los Angeles, duke shërbyer ushqim për më shumë se 2000 individë të pastrehë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat