back to top
17.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha në kërkim të Olsit të SKYECC/ “Lë në baltë” Metën para...

Berisha në kërkim të Olsit të SKYECC/ “Lë në baltë” Metën para SPAK-ut

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka konfirmuar se nuk do të jetë në protestën e Metës para SPAK-ut.
Kryedemokrati vazhdon të kërkojë Olsin që ka dalë në dosjen e Durrësit.

Deklarata e Berishës:

Edhe nëse nuk jam fizikisht, jam shpirtërisht dhe mbështes çdo protestë kundër një instrumenti diktatorial, një instrument të narkoshtetit që është Skapi i partisë.
E morët vesh ju cili është Olsi?
Dumani e di se cili është Olsi, Dumani e di që nuk është Olsi Dade, është Olsi tjetër.
Po pse e fsheh Dumani, Olsin?
E di, nuk ka nevojë të bëjë zëdhënësin e bandave, por ka nevojë të bëjë transparencë para qytetarëve.
Meqenëse nuk është Olsi Dade, cili është Olsi që merr dy kostume, merr përsipër për të liruar kriminelin.
Unë pres që ta bëjnë ata, por të jeni të sigurt se herën e dytë nuk gaboj.
Herën e parë ishte qytetari dixhital që e dërgoi dhe unë e publikova siç ishte.
Ata e përgënjeshtruan. Tani cili është?
Cili është ky Olsi tjetër?
Ata ranë brenda, treguan se ata po fshehin hetimin, po prishin hetimin e Jan Prengës se morën përsipër të thonë se dëshmitari i vdekur, Dedja nuk ka punuar tek kompleksi i Altin Hajrit.
Dedja ka punuar tek kompleksi i Altin Hajrit dhe ky është një mashtrim që bën Altin Dumani për të fshehur prishjen e hetimeve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat