back to top
2.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetBalla: PE mbështetës i palëkundur i procesit të zgjerimit të BE me...

Balla: PE mbështetës i palëkundur i procesit të zgjerimit të BE me Shqipërinë

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me eurodeputetët e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian.

Ky takim i rëndësishëm u mbajt në një moment kyç për rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit, pas konferencës së dytë ndërqeveritare dhe hapjes së kapitujve themelorë të negociatave me BE-në.

Në fjalën e tij Balla theksoj se Parlamenti Europian mbetet një mbështetës i palëkundur i procesit të zgjerimit të BE me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas Ballës, Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për Grup-Kapitujt, “Themeloret” duke shënuar një moment historik kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit.

“Shqipëria ka bërë përparim të thellë falë vendosmërisë politike, mbështetjes së madhe popullore të shoqërisë dhe punës së palodhur të administratës”, theksoi ndër të tjera Balla gjatë takimit. Ai vlerësoi përkrahjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian dhe të eurodeputetëve përgjatë procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Ministri Balla falenderoi eurodeputetët për miratimin e raportit të fundit, që mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në vitin 2030 dhe evidenton mbështetjen e institucioneve evropiane për reformat e ndërmarra në Shqipëri.

Në takim u diskutua gjithashtu për përparimet në procesin e vetting-ut dhe për operacionet e SPAK, të cilat kanë çuar në hetime, ndjekje penale dhe dënime të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Parimet thelbësore të Bashkimit Europian, duke përfshirë respektin për të gjitha të drejtat e njeriut, veçanërisht të drejtat e pakicave, demokracinë dhe sundimin e ligjit, janë ideale që Shqipëria i ka zhvilluar si vlera dhe është e përkushtuar t’i mbajë dhe t’i mbrojë, si në vend ashtu edhe në forumet ndërkombëtare dhe rajonale”, theksoi Balla, duke nënvizuar përpjekjet për një bashkëpunim të ngushtë me shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së, për të siguruar që çdo hap drejt integrimit të jetë i mbështetur dhe gjithëpërfshirës.

Si Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Balla theksoi angazhimin e tij për ta bërë procesin gjithëpërfshirës, duke përfshirë institucionet, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit, në mënyrë që çdo hap në këtë rrugëtim të kontribuojë në përmbushjen e synimit për një Shqipëri evropiane.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat