back to top
6.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetBalla takim me sipërmarrës shqiptarë në Selanik: Shembull suksesi dhe krenarie

Balla takim me sipërmarrës shqiptarë në Selanik: Shembull suksesi dhe krenarie

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht dhe drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi një takim me sipërmarrës shqiptarë në Selanik, Greqi.

Ai u ndal te sipërmarrja ISO-PROF, në pronësi të Arjan Gushos, një biznes që përfaqëson historinë e suksesit të shqiptarëve në Greqi.

Gjatë fjalës së tij, ministri Balla theksoi rolin e rëndësishëm që shqiptarët kanë luajtur në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai vlerësoi gjithashtu punën dhe arritjet e komunitetit shqiptar, duke përmendur Gushon si shembull të një sipërmarrësi të suksesshëm që ka kontribuar për forcimin e lidhjeve shqiptaro-greke.

“Arjani guxoi mes të krizës së vitit 2013 duke investuar gjithçka që kishte mbledhur deri në atë moment dhe sot kemi përpara një fabrikë të mirëfilltë, madje më shumë se kaq – një kompleks fabrikash ku jo vetëm prodhohen materiale ndërtimi, por përdoret edhe teknologjia më e fundit në fushën e termoizolimit dhe shërbimeve të tjera të ndërtimit. Jam shumë krenar që ky takim, të cilin e kam dëshiruar prej kohësh me sipërmarrësit, po zhvillohet jo në një sallë hoteli, por pikërisht në oborrin e një fabrike që është pronë e një bashkatdhetari. Kjo ka një simbolikë të madhe, jo vetëm që na bën krenarë ne, por edhe Shqipërinë, duke treguar se si djemtë, burrat dhe gratë shqiptare sot janë sipërmarrës të suksesshëm në një vend mik dhe fqinj si Greqia”, u shpreh Balla.

Në fund, ministri Balla theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes sipërmarrësve dhe institucioneve të të dy vendeve, duke përmendur plane për të zhvilluar bashkëpunime të reja në fushën e tregtisë dhe biznesit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat