KreuAktualitetPolitikaZgjedhjet e 2027 me hartë të re/ Begaj dekreton reduktimin e bashkive...

Zgjedhjet e 2027 me hartë të re/ Begaj dekreton reduktimin e bashkive në 46

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore, duke i hapur rrugë zbatimit të hartës së re në zgjedhjet lokale të vitit 2027.

Me dekretimin e ligjit nr. 100/2026, numri i bashkive në Shqipëri do të reduktohet nga 61 në 46. Kështu, në zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, qytetarët do të votojnë për kryetarët dhe këshillat bashkiakë sipas ndarjes së re territoriale.

Dekreti i Presidentit mban datën 31 tetor 2026 dhe mbështetet në nenin 84, pika 1, dhe nenin 93 të Kushtetutës.

Në tekstin e dekretit, Begaj shpall ligjin nr. 100/2026, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, pa dhënë argumente të tjera shoqëruese.

Reforma territoriale u miratua në Kuvend më 9 tetor, pas një seance të gjatë dhe debatesh mes mazhorancës dhe opozitës. Ndryshimet parashikojnë bashkimin e disa bashkive me njësi të tjera vendore, duke e çuar numrin e tyre në 46, ndërsa ndarja në 12 qarqe mbetet e pandryshuar.

Harta e re do të përdoret për herë të parë në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, duke ndryshuar organizimin e qeverisjes lokale në disa zona të vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat