back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Banda Bajri është autorizuar të pastrojë terrenin për të siguruar mandatin...

Berisha: Banda Bajri është autorizuar të pastrojë terrenin për të siguruar mandatin për Ramën

Kreu i PD-së, Sali Berisha në konferencën e përjavshme për shtyp, ka deklaruar se masakra e Shkodrës me katër të vrarë është kryer nga banda Bajri.

Sipas tij, banda Bajri në kundërshpërblim për shërbimet kriminale që i bën Edi Ramës, qeverisë së tij, është autorizuar të pastrojë sipas gjuhës së tyre, terrenin nga çdo lloj vështirësie që mund të ketë për të siguruar mandatin

“Kaluan 10 ditë nga masakra e Shkodrës, në të cilën 4 qytetarë të pafajshëm u ekzekutuan në rrugët kryesore të qytetit në mesditë dhe gjer sot nuk ekziston asnjë pistë për hetimin e kësaj ngjarje, për shkakun e vetëm se pista e vetme është pista shtetërore.

Që ditën e parë, informova shqiptarët se kjo ishte një masakër me licencë qeveritare të Edi Ramës sepse banda Bajri është banda, e cila rrëmbeu mandatin e kryetarit të bashkisë dhe i është betuar Edi Ramës se do i garantojë mandatin në Shkodër me dhunë dhe terror.

Banda Bajri në kundërshpërblim për shërbimet kriminale që i bën Edi Ramës, qeverisë së tij, është autorizuar të pastrojë sipas gjuhës së tyre, terrenin nga çdo lloj vështirësie që mund të ketë për të siguruar mandatin.

Kur unë deklarova se pjesëmarrëse në këtë masakër është Policia e Shtetit, Mondi, i cili u duhej atyre sipas regjistrimeve për të kryer ca punë, Mondi qëndron në krye të vendosjes së narkopolicisë në shërbim të bandës.

Por nuk është vetëm Mondi. Mondi tjetër në krye të ministrisë është një përfaqësues i njërës prej bandave më të rrezikshme të Shqipërisë dhe Ballkanit, i Troplinëve.

Ai është emëruar aty nga banda e Troplinëve për të mbuluar të gjithë veprimtarinë e tyre dhe të ortakëve të tyre në Shqipëri.

Kurse Mondi tjetër famëzi në krye të polici, i implikuar në trafiqe, por edhe në vrasje siç flitet rëndom, përfaqëson bandën e Elbasanit”, është shprehur Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat