KreuAktualitetProtesta e 20 shkurtit/ Berisha paralajmëron “kryengritje paqësore”

Protesta e 20 shkurtit/ Berisha paralajmëron “kryengritje paqësore”

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha ka komentuar sot skenarin e protestës së planifikuar për nesër, duke e cilësuar si një “kryengritje paqësore”.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Berisha tha se “tani i gjithë skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore” dhe siguroi se ish-deputeti i Parlamentit Europian David McAllister është në “linjë të plotë” me të, duke mbështetur thirrjen për protestë paqësore.

Ai u pyet gjithashtu për incidentet e mëparshme me bomba molotov dhe veprime të dhunshme në protesta, duke theksuar se “mund të hyjnë njerëz të dëshpëruar që kryejnë veprime të këtilla dhe të atilla, por thirrja jonë është për protestë paqësore.”

Berisha nuk konfirmoi nëse vetë do të qëndrojë në shesh, duke e lënë të hapur pjesëmarrjen e tij, por nënvizoi karakterin paqësor të organizimit të nesërm.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat