back to top
29.4 C
Tirana
E shtunë, 11 Korrik, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëVideoja që ngre dyshime mbi procesverbalin e AMP-së/ Çfarë ndodhi në Sarandë?

Videoja që ngre dyshime mbi procesverbalin e AMP-së/ Çfarë ndodhi në Sarandë?

Avokati Arben Llangozit ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me një video që, sipas tij, hedh dyshime mbi mënyrën se si është kryer një veprim procedural nga oficeri i AMP-së Vlorë, Ilir Malaj, gjatë një operacioni në Sarandë.

Sipas Llangozit, pamjet filmike tregojnë një dinamikë të ndryshme nga ajo e pasqyruar në procesverbalin e mbajtur nga autoritetet. Ai pretendon se gjatë kontrollit të banesës, i cili ishte autorizuar nga gjykata për një person nën hetim, është tentuar sekuestrimi i telefonit të një personi tjetër – vëllait të tij – i cili nuk ishte objekt i vendimit gjyqësor.

Në reagimin e tij, avokati ngre pyetje mbi përputhshmërinë mes pamjeve dhe dokumentacionit zyrtar, duke pretenduar se telefoni, sipas procesverbalit, është paraqitur sikur ishte gjetur në lulishte, ndërsa videoja, sipas tij, tregon një tjetër rrjedhë të ngjarjes.

“Kur videoja tregon një gjë dhe procesverbali pasqyron një tjetër, kemi të bëjmë me një problem serioz që kërkon sqarim”, shkruan Llangozit, duke kërkuar që të jepen shpjegime për mënyrën e sekuestrimit dhe për pasqyrimin e veprimeve procedurale.

Ai thekson gjithashtu se gjykata, pasi është njohur me pamjet filmike dhe pretendimet e palëve, ka vendosur kthimin e sendeve të vëllait, çka sipas tij shton pikëpyetjet mbi ligjshmërinë e sekuestrimit.

Reagimi i avokatit ngre diskutimin mbi respektimin e procedurave hetimore dhe transparencën në veprimet e organeve ligjzbatuese. Deri tani, pretendimet e bëra në këtë reagim kërkojnë verifikim nga institucionet përkatëse dhe qëndrimin e palës së akuzuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat