Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një moment nga pjesëmarrja e tij në Samitin e NATO-s në Hagë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Në fokus të postimit ishte takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.“Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte,” shkruan Rama, duke e shoqëruar mesazhin me fotografi nga takimi i zhvilluar në margjinat e samitit.
Samiti i Hagës zhvillohet në një moment kyç për Aleancën, ku liderët e vendeve anëtare po diskutojnë mbi sfidat aktuale të sigurisë globale, përballjen me kërcënimet hibride dhe forcimin e bashkëpunimit ndëratlantik. Pjesëmarrja e Shqipërisë në këto diskutime konsiderohet një sinjal i angazhimit të saj të plotë në strukturat e sigurisë kolektive të NATO-s.



