Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për financimin e koncertit të këngëtarit Kanye West në Shqipëri.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braçe thotë se ka marrë shumë kërkesa nga qytetarët dhe përfaqësuesit e mediave për qëndrimin e tij mbi këtë çështje. Ai thekson se edhe vetë ka rezerva për vendimin e caktuar financiar për aktivitetin muzikor.
Sipas deputetit socialist, vendimi për financimin e koncertit është një çështje që mund të diskutohet nga pikëpamja politike, morali dhe ekonomike, por ai nuk e konsideron të drejtën e argumentimit se fondet janë marrë nga shëndetësia apo sektorët e tjerë.
“Vendimi i financave pjesërisht me paratë publike për koncertin e Kanye West është i debatueshëm, ndaj flitet edhe për ashpërsi për të. i debatueshëm nga pikëpamja politike, morale, ekonomike gjithashtu”, shkruan Braçe.
Ai shton, në aspektin ekonomik, nëse do të ardhurat e krijuara nga aktiviteti do të jenë më lart se financimi i qeverisë, atëherë sipas tij vendimi do të justifikohet.
Sipas deputetit socialist, shëndetësia ka marrë 47.8 milionë euro shtesë nga ndryshimet buxhetore, ku 15.5 milionë euro janë për fëmijët me aftësi të ndryshme, për dyfishimin e pagesave dhe mbulimin e sigurimit të shëndetit për ata që kujdesen për ta.
Ndërsa, ai thekson se 16 milionë euro janë të akorduar për barnat tek onkoligjiku.
Lexoni mesazhin e plotë të deputetit socialist Erion Braçe:
KONCERTI 4.2 MLN € : SHENDETESIA 47.8 MLN € : BARNAT ONKOLOGJIKE 16 MLN €-KETA JANE NUMRAT
Vendimi per te financuar pjeserisht me parate publike KONCERTIN E KANYE WEST eshte i debatueshem, ndaj po flitet-edhe ashper per te; i debatueshem nga pikpamja politike, morale, ekonomike gjithashtu; tek kjo e fundit me duhet ta them: nese e ardhura e shpejte nga ekonomia e ketij koncerti eshte qofte edhe 100€ me shume se sa financimi 4.2 mln € i Qeverise, vendimi eshte i justifikuar.
Politikisht, moralisht ka opinione te ndryshme, kundershtime po te tilla, SIC EDHE UNE KAM KUNDERSHTIMET E MIA.
Ajo qe do lusja shume te degjohej ka te bej me te verteten. Shume ketu ne rjet, por edhe publikisht media me kane pyetur: Ti do financoje nje Koncert apo Shendetesise, Barnat, Femijet?!
Ja ju jemi, do pergjigjem;
Nje jave me pare, QEVERIA miratoi me Akt Normativ, NDRYSHIMET NE BUXHETIN E SHTETIT.
Akti sjell rritje te SHPENZIMEVE, ne te njejtin raport me TE ARDHURAT e shtuara-arketuara, pa shtuar BORXH.
SENDETESIA-pjese e argumentit ne debat, MERR NGA AKTI 47.8 MILIONE € PLUS-ME SHUME; ku shkojne?
15.5 MILIONE € shkojne per femijet me aftesi ndryshe-DYFISHIMIN E PAGESAVE PER TA dhe MBULIMIN E SIGURIMEVE SHOQERORE E SHENSETESORE per prinderit qe kujdesen per ta dhe jo vetem;
16 MILIONE € shkojne per BARNAT ONKOLOGJI SPITALORE;
Te tjerat shkojne per rritje pagash te mjekeve e infermiereve, pasisje te domosdoshme per egzaminime mjekesore e laboratore;
Te gjitha keto jane mbi-plus-me shume se buxheti me i madh i shendetesise dhe posacerisht sherbimit onkologjik ndonjehre.
Patjeter, per shendetesine e sherbimin jetik shendetesor, keto para nuk do mjaftojne, por e verteta e akteve eshte kjo qe po lexoni-PARATE JANE SHTUAR SHUME ME TEPER NE SHENDETESI; do doja shume te ishin produktive, te kuronin me mire, shpetonin e shendoshnin sa me shume njerez ne nevoje shendetesore.
Parate e tjera?
Per PUNE e SHERBIME, nxitje te ekonomise urbane e rurale, ekonomise se mbrojtjes;
Per PENSIONET, indeksimin e pensioneve dhe shperblimin me qellim ndikimin ne shtim te te ardhurave te te moshuarve;
Per MBROJTJEN, detyrimet e NATO por edhe ekonomine e mbrojtjes;
Jane te gjitha ne AKT keto numra si SHPENZIME;
Eshte e verteta e shkruar.
Po e perseris, VENDIMI per Koncertin ka kundershti, per secilin qe kundershton legjitime lidhur me vendimarrjen, arsyet, menyren, sic edhe une;
Por legjitimimi i tyre me SHENDETESINE apo sektore te tjere, TE PAKTEN PER KETE VIT BUXHETOR-me i madhi buxhet per SHENDETESINE ndonjehere, nuk rri, nuk legjitimon gje!
Shikoni, ne kete vend po behet e veshtire te kesh mendimin tend, tha shuash e publikosh eshte edhe me keq, nga cdo ane, nga cdo pale.
POR E VERTETA NUK I BEN DEM KUJT; E VERTETA BEN MIRE, NUK DEMTON!.



