back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetRajoniFestimet për 28-nëntorin në Shkup dolën jashtë kontrollit/ Situata kulmoi me grisjen...

Festimet për 28-nëntorin në Shkup dolën jashtë kontrollit/ Situata kulmoi me grisjen e flamurit

Rrugë të bllokuara, fishkëllima, këngë e valle nëpër rrugë, krisma e fishekzjarre… Kështu u shënua 28 nëntori- Dita e Flamurit në Shkup. Nuk munguan as provokimet.

Por situata kulminoi kur, siç shihet në disa video nëpër rrjetet sociale, disa të rinj hoqën dhe shqyen flamurin maqedonas në Bit Pazar.

E disa të tjerë me vetura që lëviznin shumë ngadalë, e herë pas here ndalonin nëpër rrugë për të kënduar e hedhur valle. Kolonat e gjata me qytetarët që zgjodhën të festojnë në rrugë, e bllokuan kryeqytetin për orë të tëra.

Në qendrën e qytetit ka pasur forca të shtuara të policisë të cilën bllokuan kryqëzimet për t’i ndaluar qytetarët drejt qendrës dhe qeverisë duke vënë në kolaps qarkullimin në kryeqytet.

Dita e flamurit shqiptarë është shënuar mbrëmë edhe në disa qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut, ku ka shumicë shqiptare. /Alsat.mk

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat