back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 7 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetFlamur Noka godet shefin e komisariatit numër 1/ Dhunë në protestë

Flamur Noka godet shefin e komisariatit numër 1/ Dhunë në protestë

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përplasur fizikisht me shefin e Komisariatit nr.1.

Incidenti ka ndodhur në “Rrugën e Elbasanit”, një nga nyejt që opozita e bllokoi.

Policia ka kërkuar herë pas herë që të lirohen rrugët, pasi kjo përbën vepër penale, por kjo thirrje është refuzuar nga demokratët.

Po ashtu deputeti i PD, Flamur Noka pretendon se në mes të protestuesve ka pasur efektivë policie të armatosur.

“Kushtetuta thotë diçka…”, tha shefi i Komisiariatit.

“As me rruhet farë për kushtetutën. Mu zhduk, as të pyes fare kush je dhe ca je”, dëgjohet ti thotë Noka, shefit të  komisariatit nr 1.

Nga ana e tyre protestuesit e kane konsideruar si provokim nga ana e policisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat