back to top
5.5 C
Tirana
E premte, 17 Janar, 2025
spot_img
KreuAktualitetTensione dhe përplasje në protestë/ Deputetët e opozitës akuzojnë policinë për dhunë

Tensione dhe përplasje në protestë/ Deputetët e opozitës akuzojnë policinë për dhunë

Pas bllokimit të qarkullimit te sheshi “Wilson”, polica ka tentuar që të shpërndajë protestuesit.

Por protestuesit, të udhëhequr nga Ina Zhupa dhe Erisa Xhixho, janë kundërpërgjigjur, duke u përplasur me policët.

“Ju ishit dëshmitarë si po rrinim në mënyrë paqësore në mes të sheshit dhe në një moment u shtymë në mënyrë të dhunshme, të papranueshme. Këtë tokë nuk e ka Rama, por është e shqiptarëve dhe kur vendosin shqiptarët të protestojë e vendosin shqiptarët. Dhe të mos japin urdhra politikë për të dhunuar gratë, vajzat e të moshuarit. Këta duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë. Ky mesazh jepet që çdo shqiptar që ushtron të drejtën e protestës, dhunohet”, tha Erisa Xhixho.

Ndërkohë mes deputetit Luan Baçi dhe efektivëve ka pasur një moment tensioni dhe shtyrje fizike.

Deputeti i Fierit pretendon se e goditën me grusht në bark.

“Këta nuk janë policë, por mercenarë! Na goditën me gushte në bark”, tha Baçi.

Sakaq, protestuesit nuk i janë përgjigjur policisë për t’u shpërndarë dhe për të liruar qarkullimin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat