Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletët e votimit.
Blutë po punojnë për kapjen e tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 shpallën në kërkim shtetasit M. M., 36 vjeç dhe V. D., 55 vjeçe, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletët e votimit. Punohet për kapjen e tyre. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



