back to top
-1.5 C
Tirana
E premte, 17 Janar, 2025
spot_img
KreuAktualitetGazment Bardhi përplaset me policinë: Kemi të drejtën tonë për tubim

Gazment Bardhi përplaset me policinë: Kemi të drejtën tonë për tubim

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përplasur me punonjësit e policisë duke iu kërkuar atyre që të lejojnë qytetarët dhe mbështetësit e PD-së që të protestojnë lirisht.

Në një komunikim me punonjësit e policisë, pak pasi protesta e opozitës e thirrur pasditen e sotme në formën e mosbindjes civile duke bllokuar rrugët dhe akset kryesore në vend, Bardhi iu drejtohet uniformave blu që të mos bëhen pengesë për protestuesit e opozitës.

“Po na pengoni në të drejtën tonë, zbatoni ligjin dhe devijoni trafikun, mos na pengoni në të drejtën tonë për tubim. Jeni duke penguar të drejtën tonë për të tubuar. Na lejoni të ushtrojmë të drejtën tonë për tubim.

Punonjës të policisë që nuk dinë konceptin e lirisë së tubimit, ta mësojnë! Nuk merret leje në polici, e ka thënë Gjykata Kushtetuese, bëhet vetëm njoftim. Njoftimi është bërë. Policia të devijojë trafikun”, është shprehur Bardhi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat