back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaGJKKO cakton masën e sigurisë ndaj “Dakut”

GJKKO cakton masën e sigurisë ndaj “Dakut”

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Leonard Luzin, 47-vjeçarin që njihej ndryshe me nofkat “Daku” ose “Nard Çami”.

Luzi, i cili gjithashtu përdorte edhe mbiemrat Zejno dhe Sejno, u ekstradua një ditë më parë nga Spanja.

Ai u arrestua në Spanjë në kuadër të operacionit “Rekrutuesi”, pas bashkëpunimit mes autoriteteve të dy vendeve.

47-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga SPAK, ndërsa dyshohet si organizatori i atentatit të mbetur në tentativë ndaj Inez Hajrullas i njohur me nofkën “Sakati” dhe Ervis Matodashajt,  i njohur me nofkën “Qorri”.

Atentati i mbetur në tentativë u regjistrua në gushtit të vitit të kaluar.

Vendimi

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
me datë 09.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje
dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal, në zbatim të nenit
248 të K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Leonard Luzi”.

  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
    Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, bazuar në nenet
    248, 228, 229, 230, dhe 245 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 136, datë 10.11.2024,
    vendosi:
  2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues
    “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, të caktuar ndaj të
    pandehurit Leonard Luzi (alias Zejno, alias Sejno), me vendimin Nr. 11, datë
    05.02.2024, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
    Krimin e Organizuar.
  3. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
    dhe Policia Gjyqësore, për ekzekutimin e këtij vendimi.
  4. Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar
    ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi, në Gjykatën e Posaçme të
    Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat