KreuAktualitetBotaGoditje për Lotarinë Amerikane 2027/ Gjykata bllokon rihapjen e aplikimeve

Goditje për Lotarinë Amerikane 2027/ Gjykata bllokon rihapjen e aplikimeve

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Shpresat për rihapjen e aplikimeve për Lotarinë Amerikane 2027 janë vënë sërish në pikëpyetje. Një gjykatë federale e apelit në San Francisko të Kalifornisë ka pezulluar përkohësisht vendimin që detyronte administratën e presidentit Donald Trump të rihapte programin e vizave amerikane.

Sipas raportimit të Newsweek, vendimi është marrë nga një trupë prej tre gjyqtarësh dhe i lejon qeverisë amerikane të mbajë të pezulluar programin deri në shqyrtimin e mëtejshëm të apelimit. Kjo do të thotë se aplikimet nuk do të nisin për momentin, ndërsa beteja ligjore për fatin e programit do të vijojë.

Çështja gjyqësore nisi pas një padie të ngritur në gusht nga firma ligjore Red Eagle Law kundër Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Padia lidhej me mosnisjen e regjistrimeve për Lotarinë Amerikane të vitit 2027.

Më herët, gjykata kishte konstatuar se Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kishte dhënë shpjegime për mosnisjen e aplikimeve, duke e konsideruar këtë veprim si një anulim de facto të programit. Megjithatë, vendimi i fundit i Apelit nuk përbën një mbyllje përfundimtare të çështjes, por pezullon zbatimin e urdhrit të gjykatës më të ulët deri në shqyrtimin e apelimit.

Përfaqësuesi i palës paditëse ka bërë të ditur se beteja ligjore do të vazhdojë, me synimin për të mbrojtur të drejtat e personave të përzgjedhur në program.

Lotaria Amerikane, e njohur si programi i vizave të diversitetit (Green Card), ofron çdo vit deri në 55 mijë viza për shtetasit e vendeve me nivel të ulët emigrimi drejt Shteteve të Bashkuara.

Më 18 dhjetor 2025, administrata Trump njoftoi pezullimin e përkohshëm të programit, me urdhër të presidentit dhe përmes Sekretares së atëhershme të Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem. Vendimi i fundit i gjykatës e lë të hapur të ardhmen e lotarisë, ndërsa aplikantët duhet të presin zhvillimet e mëtejshme ligjore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat