KreuAktualitetPolitikaZyrtare, zgjedhjet vendore më 9 maj 2027/ Begaj dekreton datën e votimeve

Zyrtare, zgjedhjet vendore më 9 maj 2027/ Begaj dekreton datën e votimeve

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të premte, 30 tetor, datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve vendore në Shqipëri.

Vendimi është marrë pas konsultimeve me përfaqësuesit e forcave politike dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, të cilët u thirrën nga kreu i shtetit për të diskutuar mbi datën e votimeve.

Sipas njoftimit të Presidencës, në konsultime morën pjesë vetëm përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Partisë Socialdemokrate dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. Partitë e tjera, përfshirë Partinë Demokratike dhe Partinë e Lirisë, nuk iu përgjigjën ftesës së Presidentit.

Gjatë takimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve propozoi 9 majin, duke argumentuar se caktimi i kësaj date u jep institucioneve më shumë kohë për përgatitjen dhe organizimin e procesit zgjedhor. Të njëjtën datë preferoi edhe Partia Socialdemokrate.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Partisë Socialiste u shprehën të hapur për alternativat e propozuara, ndërsa kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kishte deklaruar më herët se nuk kishte kundërshtim për zhvillimin e zgjedhjeve në data të ndryshme, me përjashtim të 2 majit.

Në arsyetimin e tij, Presidenti Begaj thekson se data 9 maj 2027 nuk favorizon asnjë prej palëve politike dhe nuk krijon ndikim të dëmshëm në vullnetin e lirë të zgjedhësve.

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet vendore duhet të zhvillohen në një ditë të diel, brenda periudhës zgjedhore të pranverës, nga 15 prilli deri më 15 maj.

Në përfundim të njoftimit, Presidenti u ka bërë thirrje partive politike të marrin pjesë në zgjedhje me kandidatë dhe platforma konkurruese, duke respektuar kuadrin ligjor dhe standardet demokratike të procesit zgjedhor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat