KreuAktualitet“Gruaja më e votuar në primaret e Elbasanit u fut në listë...

“Gruaja më e votuar në primaret e Elbasanit u fut në listë të mbyllur”/ Sulës nuk i del inati: Kandidati “SPAKIST” s’u llogarit fare

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Deputeti Dashnor Sula ka ironizuar sërish lënien jashtë listave të PD për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një reagim në facebook, Sula shkruan se kandidatja grua më e votuar në primaret e PD në Elbasan u fut në listë të mbyllur edhe për shkak të kuotës gjinore të parashikuar nga kodi zgjedhor, ndërsa kandidati “SPAKIST”, epitet që nënkupton veten e tij, më i votuari i qarkut të Elbasanit në Primaret e PD nuk u llogarit fare në listën e hapur.

”Primaret e PD ne Elbasan

Kandidatja grua më e votuar në primaret e PD në Elbasan u fut në listë të mbyllur edhe për shkak të kuotës gjinore të parashikuar nga kodi zgjedhor. Ndërsa kandidati “SPAKIST” më i votuari i qarkut të Elbasanit në Primaret e PD, jo vetëm që nuk u vendos në listën e mbyllur por as nuk u llogarit fare në listën e hapur.

Demokratëve iu premtua se lista e kandidatëve për deputet do i lihej vullnetit të tyre. Demokratët folën me votë në primare. Por interesi i demokratëve nuk përkon me interesin e atyre që firmosin listën finale.
Në listën e mbyllur të PD janë ata të cilët antarësia e Partisë Demokratike nuk i votbesoi për të qenë të parët në këtë garë.

Për Primaret Madhështore”, shkruan Sula. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat