back to top
1.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetKosovaHaradinaj: Ushtria jonë ka çfarë t’i jap NATO-s

Haradinaj: Ushtria jonë ka çfarë t’i jap NATO-s

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka përsëritur premtimin e tij, se Kosova gjatë qeverisjes së tij do të hyjë në NATO.

Kështu u shpreh ai në Kuvendin e pestë zgjedhor të OVL-së së UÇK-së në Pejë.

Madje, Haradinaj thotë se ushtria e Kosovës ka çfarë i jep NATO-s, në kapacitetet e saj, sipas tij, ajo është elitare, njofton Klankosova.tv.

“Ne jetojmë në Ballkan, Ballkani është i trazuar, një pjesë e Ballkanit nuk e dinë kujt i takon. Siç e dini që Republika Sërpska ruan një marrëdhënie me Rusinë, flirtojnë me Kinën, bëjnë marrëveshje me të gjithë armiqtë e aleatëve tanë, pra me të Amerikës, e detyra jon është të tregojmë se kush jemi, cilës botës i takojmë ne”, tha Haradinaj.

“Ardhja e presidentit Trump ka çu një sinjal të mirë se sistemi i tyre është më i miri në botë. Atë ditë Amerika u ngrit, jo vetëm që është lidere ushtarake, e fuqishme politike, por demokracia edhe njëherë dëshmoi aty”.

“E kur vjen Trumpi si president, jam ngut që ta bëjë një plan e ta dërgoj në tryezë, një plan, një propozim ma të mirë, e që është hyrja direkte në NATO, jo me na lënë mu sjell rrotull atje për partneritete për paqe. Po ashtu ushtria jonë ka çfarë i ofron NATO-s. Ushtria jonë, ju siguroj, në atë kapacitetin e vet është elitare. Është e certifikuar, dominim, kërkim-shpëtim, e shumë të tjera”.

Po ashtu ai shton se Kosova mund të hyjë në NATO edhe pa e njohur Serbia dhe duke i munguar ‘ato nënshkrimet e nevojshme’.

Por, ai përmend edhe pjesën më të vështirë që do të ketë ky rrugëtim.

Sipas Haradinaj, pjesa më e vështirë është ratifikimi nga vendet mosnjohëse.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat