Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ndryshime në përbërjen e disa institucioneve, duke liruar nga detyra tre zëvendësministra: Ceno Klosi, Ilva Gjuzi dhe Romina Kuko.
Sipas njoftimit zyrtar, të tre ishin zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 11 majit, dhe lirimi i tyre nga detyra vjen në përputhje me këtë ndryshim.
Ndryshimet përfshijnë:
Ilva Gjuzi, zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit;
Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshme.



