back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 23 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësia“Plumbi i Artë”/ Ish-zv.drejtori i Elbasanit përballet me hetimet

“Plumbi i Artë”/ Ish-zv.drejtori i Elbasanit përballet me hetimet

Seanca për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë” në GJKKO është përqendruar sot te dëshmia e ish-zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, i cili është pyetur për lidhje të dyshuara me persona të përfshirë në hetimin e një prej dosjeve më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare.

Gjatë seancës, avokatja Elda Zotaj e pyeti Guçen nëse kishte dhënë informacion për Erjon Alibej apo persona të tjerë të përfshirë në dosje. Ai i mohoi kategorikisht këto pretendime, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë lidhje apo komunikim me persona të tillë dhe se ka vepruar gjithmonë si “oficer policie i ndershëm”.

“Hedh poshtë çdo pyetje aluduese. Jam një oficer policie i ndershëm. Nuk kam pasur kurrë të bëj me insinuata. Për kohën që pyesni unë kam qenë me regjim shtrati dhe kur këta pyesin a i kam dhënë kujt informacion, i hedh poshtë këto pyetje,” u shpreh Guçe.

Në vijim të pyetjeve, avokati Përparim Kulluri e pyeti për përdorimin e sistemit TIMS dhe sa herë ishte loguar në të.

“Sa herë keni loguar në TIMS?” – “Shumë herë,” u përgjigj ai.

Ndërkohë, avokati Gentian Rumano e pyeti për lidhje apo komunikime me persona të përfshirë në dosje, përfshirë Henrik Hoxhën dhe Kastëriot Kilën.

“E keni njohur Henrik Hoxhën?” – “Asnjëherë.”
“Keni komunikuar në telefon me të?” – “Asnjëherë.”
“I keni dhënë ndonjëherë Henrik Hoxhës të dhëna për Kastëriot Kilën?” – “Asnjëherë.”

Në seancë u pyet edhe për vrasjen e Bujar Çelës, ku sipas tij hetimet janë bazuar edhe në pamje filmike.

“Normalisht u vumë në dijeni, se e tregonin kamerat. Por të identifikuar me prova shkencore si Nuredin Dumani nuk kishim,” deklaroi Guçe.

Në fund të pyetjeve, i pandehuri Xhuliani Hoxha kërkoi sqarim nëse ai figuronte në pamjet filmike të ngjarjes.

“Tek vrasja e Bujar Çelës a rezulton në pamjet filmike që të jem unë?” – “Çfarë rezultonte e kam hedhur në referim,” u përgjigj Guçe.

Seanca në GJKKO vijon ende, ndërsa dëshmitë dhe pyetjet pritet të thellojnë më tej hetimet për dosjen “Plumbi i Artë”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat