KreuAktualitet“Jam betuar para Ismail Qemalit”/ Rama ironizon Berishën: Kë do të largojë?

“Jam betuar para Ismail Qemalit”/ Rama ironizon Berishën: Kë do të largojë?

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar një tjetër deklaratë të Sali Berishës, ku ky i fundit thotë se është betuar para Ismail Qemalit se do ta largojë nga Shqipëria.

“Unë para Ismail Qemalit kam bërë betimin. Jam betuar para tij se këtë tradhtar do ta largoj nga Shqipëria”, dëgjohet të thotë Berisha në video.

Ndërsa, Rama e ironizon duke thënë se do të largojë Latifin meqë mori tërë ato para dhe nuk i mundësoi heqjen e non gratës.

“Po ku e takoi ky Ismail Qemalin njëherë? Dhe kë do largojë nga Shqipëria apo Latifin, meqë mori tërë ato para magjistari dhe s’i gjeti një copë sapun për të larë katranin e listës së zezë?!…”, shkruan Rama krahas videos.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat