KreuAktualitetKosovaKërkesa e PE-së për heqjen e masave ndaj Kosovës/ Kearns: Ekuilibri duhet...

Kërkesa e PE-së për heqjen e masave ndaj Kosovës/ Kearns: Ekuilibri duhet të kthehet

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Të mërkurën, Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi draft-raportin e hartuar nga raportuesi i këtij institucioni për Kosovën, Riho Terras.

Raportoi vlerësoi përparimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian gjatë viteve 2023 dhe 2024, teksa eurodeputetët kërkuan heqjen e menjëhershme të masave kufizuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se ato nuk janë të justifikueshme, pasi Kosova ka përmbushur tashmë kërkesat e BE-së

Këtë kërkesë po e vlerëson si të duhur deputetja britanike, Alicia Kearns. Ajo thotë se megjithëse kërkesa është e vonuar, është shumë e mirëpritur.

“Lajm i vonuar dhe jashtëzakonisht i mirëpritur botës duhet t’i kthehet ekuilibri, dhe veçanërisht qasja e BE-së ndaj Ballkanit, shpresoj që këto thirrje të merren parasysh”, ka thënë Kearns në X, e cila vazhdimisht e ka ngritur çështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Autori i raportit, eurodeputeti Riho Terras, ka theksuar se është i nevojshëm një hap i ri në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Kujtojmë se masat e BE-së ndaj Kosovës janë vënë në vitin 2023 si pasojë e krizës në veri. Në fund të mandatit të tij si kryediplomat i BE-së, Josep Borrell, u shkroi letër shteteve anëtare duke propozuar heqjen e masave ndaj Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat