Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Në Gjykaten Administrative te Shkallës së Parë Tiranë është zhvilluar seanca për padinë e kryebashkiakut të Tiranë, Erion Veliaj, ndaj prokurorit të Prokuroria e Posaçme (SPAK), Ols Dado.
Veliaj pretendon se emërimi i Dados në vitin 2008 është bërë në kundërshtim me ligjin, duke argumentuar se ai nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe nuk plotëson kushtet ligjore për ushtrimin e detyrës si prokuror.
Në nisje të shqyrtimit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kërkuar moslegjitimimin e palëve paditëse, duke mbajtur të njëjtin qëndrim të paraqitur edhe më herët me shkrim.
Gjykata ka kërkuar nga palët nëse janë gati për vijimin e procesit ose nëse kërkojnë kohë shtesë, ndërsa KLP ka deklaruar se është gati të vijojë seanca, por ka këmbëngulur në kërkesën për një vendim të ndërmjetëm mbi legjitimimin e padisë.
Nga ana tjetër, avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, ka deklaruar se pala paditëse ka dorëzuar parashtrimet përkatëse, por kërkon kohë për të analizuar qëndrimet e palës së paditur.
Seanca ka vijuar me diskutime procedurale dhe nuk ka përfunduar me vendim final nga gjykata. Çështja mbetet në shqyrtim, ndërsa gjykata pritet të vendosë mbi kërkesat paraprake të palëve dhe vijimin e mëtejshëm të procesit.
“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



