Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Ushtria greke u trondit pak ditë më parë pas arrestimit të një koloneli të Forcave Ajrore, i dyshuar për spiunazh dhe për shitjen e të dhënave të klasifikuara të NATO-s në Kinë.
Sipas autoriteteve, koloneli kishte përvojë të gjerë në sistemet elektronike sekrete dhe si vlerësues i NATO-s kishte qasje në informacion të ndjeshëm. Ai u arrestua pasi CIA njoftoi Shërbimin Helenik të Sigurisë (EYP) për dyshimet mbi rrjedhjen e të dhënave.
Hetimi zbuloi se koloneli përdorte dy telefona celularë, njëri prej të cilëve i dhënë nga kinezët për të transmetuar informacion të koduar. Ekspertët dyshojnë se dokumentet konfidenciale mund të jenë konvertuar në kode QR për t’u dërguar jashtë vendit pa u vënë re.
Autoritetet greke theksojnë se procesi i hetimit ka treguar një përpjekje të sofistikuar për spiunazh, por teknologjia moderne e ka bërë të pamundur fshehjen e plotë të informacionit. Koloneli përballet me akuza që mund të rezultojnë në burgim të përjetshëm.



