Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda i ka dhënë porositë vartësve të tij lidhur me protestën që do të zhvillojë opozita sot, e cila ka paralajmëruar bllokim të disa akseve kryesore në vend.
Proda u ka kërkuar vartësve që të kenë kujdes dhe të mos provokohen nga protestuesit dhe të ruajnë qetësinë.
Sipas Balkan web, Proda ka kërkuar që ndërhyrjet të jenë të minimizuara vetëm në raste nevoje dhe mos të krijohen përplasje të provokuara.
Kryepolici i ka kërkuar të kenë kujdes listat me emrat e personave që kanë precedentë e të mbahen nën vëzhgim. Një kërkesë ka qenë dokumentimi i të gjitha veprimeve të jashtëligjshme. Gjithashtu, Proda ka kërkuat të sigurohet qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve të tjerë, të cilët nuk janë protestues.



