back to top
1.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizKur produktet për mbrojtje kundra diellit bëhen të dëmshme për shëndetin?

Kur produktet për mbrojtje kundra diellit bëhen të dëmshme për shëndetin?

Mbrojtësit kundër diellit janë të këshilluar të përdoren në çdo stinë të vitit, por ajo që ndryshon është mbrojtja, në verë mbrojtja duhet të jetë më e lartë ndërsa në dimër më e ulët. Por sa i sigurt është përdorimi i produktit për mbrojtje kundër diellit? A është e vërtetë se trupi jonë thith të gjitha kimikatet që gjenden në këtë produkt?

Dermatologët thonë se produktet për mbrojtje kundër rrezeve të diellit janë të domosdoshëm sepse na mbrojnë nga kanceri i lëkurës. Më pas jemi ne që duhet të vendosim se cili lloj produkti është i duhuri për lëkurën tonë. Por hulumtimet e fundit në lidhje me produktet për mbrojtje kundër diellit, kanë zbuluar se disa kimikate thithen nga trupi jonë. Produktet e kujdesit të lëkurës absorbohen nga trupi për efikasitet. Pra, nuk duhet të shqetësoheni nëse kuptoni se jeni duke thithur kimikate.”

Ekzistojnë 2 tipe të mbrojtësve nga rrezet e diellit: kimikal dhe fizikal. Produktet kimikal përmbajnë filtër kimikal që qëndrojnë në lëkurë dhe thithin rrezet UV si dhe parandalojnë që ato të dëmtojnë qelizat e lëkurës. Produktet fizikale përmbajnë molekula fizikale që reflektojnë rrezet UV. Ato reflektojnë rrezatimin dhe mbrojnë lëkurën. Prandaj dermatologët këshillojnë të përdorni mbrojtësit fizikal, sepse janë më të qëndrueshëm dhe reflektojnë  rrezatimin UV.

Rekomandohet të bëni një përzgjedhje të mbrojtësve, ku rregulli kryesor është: përbërës të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë që kryejnë punën për të cilën janë caktuar. Zakonisht mjekët preferojnë mbrojtësit që përmbajnë antioksidues si: polifenolë të çajit të gjelbër, vitaminë C dhe resveratrol, të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga stresi oksidativ./ Shendeti.com.al

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat