back to top
6.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetKosovaKush do ta formojë Asociacionin?/ Albin Kurti distancohet

Kush do ta formojë Asociacionin?/ Albin Kurti distancohet

Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë u riaktivizua në fund të tetorit , kur Albin Kurti deklaroi se, si kryeministër i një republike demokratike, nuk mund të formojë asociacione të komunave.

“Komunat asociohen me njëra-tjetrën, koordinohen, bashkëpunojnë. Ju tashmë e dini që ne e kemi një Asociacion të Komunave të Kosovës. Nëse dikush e dëshiron një asociacion tjetër, atëherë kjo duhet të vijë nga komunat… nëse kryeministri do të themelonte asociacion të komunave, ky do të ishte një imponim ndaj komunave”, ishte komenti i tij.

Por analisti politik Agon Maliqi i tha REL-së se Kurti, si kryeministër, nuk mund t’i largohet kësaj përgjegjësie. “Mënyra se si do të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashihet përmes Marrëveshjes mbi Asociacionin dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese – që si rrjedhojë kanë krijuar detyrim politik, por edhe juridik për Qeverinë për ta dërguar për shqyrtim statutin e Asociacionit”, u shpreh Maliqi, në disa përgjigje me shkrim për Radion Europa e Lirë.

Eksperti konsideron se në këtë rast nuk bëhet fjalë për një asociacion sikurse ai ekzistues i komunave, “por një trup të modelit të ri dhe me kompetenca shtesë, që duhet t’i shtohet rendit juridik, e që për rrjedhojë kërkon rregullim dhe përfshirje të të gjitha niveleve ekzistuese të pushtetit”.

Toby Vogel nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, është i mendimit se ka qenë gjithmonë detyrë e Prishtinës t’i krijojë kushtet për formimin e Asociacionit, por gjithmonë sipas një konteksti të caktuar”. “Kosova vazhdon të jenë nën masa të Bashkimit Evropian, derisa Serbia nuk është përballur me asnjë pasojë për Banjskën, apo për refuzim të Marrëveshjes së Ohrit. Pse, atëherë, Kurti do ta ndryshonte pozitën e tij në këtë situatë? Nuk ekziston ndonjë përfitim zgjedhor apo diplomatik për të, nëse pranon ta formojë Asociacionin”, u shpreh Vogel.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat