KreuAktualitetPolitikaKush e mandatoi Florian Haçkën?/ Takimi me Begajn dhe propozimi për një...

Kush e mandatoi Florian Haçkën?/ Takimi me Begajn dhe propozimi për një forcë të re politike

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Florian Haçka është një nga personat që kanë takuar Presidentin Bajram Begaj në kuadër të protestës studentore, ku është kërkuar shpërndarja e Parlamentit dhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat njëvjeçar. Mbetet e paqartë se me çfarë mandati apo përfaqësimi është paraqitur ai në Presidencë.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pritur në takime dy grupe të lidhura me protestën, të cilat kanë paraqitur kërkesa për shpërndarjen e Parlamentit dhe krijimin e një qeverie tranzitore me afat njëvjeçar.

Mes personave që kanë zhvilluar takim me kreun e shtetit është edhe Florian Haçka, një prej emrave të prezantuar si përfaqësues të protestës studentore.

Gjatë reagimit të tij, Haçka e ka cilësuar situatën si kritike dhe ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e saj.

“E di që është moment kritik, nuk është moment për të marrë meritat. Por situata po degjeneron, në një gjakderdhje që askush nuk e do. Ndaj marr guximin t’ju propozoj të bashkohemi politikisht”, është shprehur ai.

Pas takimit me Presidentin Begaj, Haçka ka deklaruar se ka arritur në përfundimin se krijimi i një formacioni të ri politik mund të ishte zgjidhja më e mirë për vendin.

Megjithatë, një pikë që mbetet e paqartë është statusi me të cilin ai është paraqitur në Presidencë dhe nëse ka pasur një mandat të shprehur nga organizatorët e protestës për të përfaqësuar kërkesat e tyre.

Takimet me Presidentin dhe propozimet e bëra prej pjesëmarrësve ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën se si përfaqësohet protesta dhe nëse idetë për krijimin e një force të re politike përputhen me qëndrimet e protestuesve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat