Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Në seancën e Këshillit për të drejtat e njeriut në OKB, Maqedonia ka votuar kundër dy rezolutave për Palestinën të cilat Këshilli i miratoi.
Maqedonia votoi kundër që Izraeli të okupojë territoret palestineze dhe kundër që të mëvetësohet populli palestinez.
Në vendimin e parë kundër votuan vetëm Maqedonia e Veriut, Çekia dhe Etiopia, kurse në vendimin e dytë kundër votuan vetëm Maqedonia e Veriut dhe Çekia.
Maqedonia deri më tani asnjëherë nuk ka votuar kundër mëvetësisë së popullit palestinez. Vitin e kaluar, në tetor, Maqedonia u bë anëtare e Këshillit për të drejtat e njeriut në OKB për periudhën 2025 – 2027.
Shefja e misionit aktual të OKB-së në Maqedoni, Teuta Agai Demjaha është tërhequr si ambasadore nga presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkovka, pas çfarë në media shtrojnë dilemën se kush votoi në emrin e Maqedonisë në këtë Këshill.



