back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaMashtrimi me mikrokreditë/ GJKKO lë në qeli pronarin e shoqërive që ngritën...

Mashtrimi me mikrokreditë/ GJKKO lë në qeli pronarin e shoqërive që ngritën skemën piramidale

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Arben Meskutit për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Meskuti mbahet në qelinë e paraburgimit nën dyshimin se ka mashtruar mijëra qytetarë debitorë përmes mikrokredive. Ky i fundit është pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale.

Në dhjetor të vitit të kaluar, prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë për dosjen e mikrokredive duke e referuar atë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Njoftimi:

Kërkuesi Arben Meskuti me datë 14.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën
me objekt: “1. Kërkojmë të administrohet informacioni i Prokurorisë lidhur me hetimet e
kryera dhe nevojat e sigurimit; 2. Ndryshimin e masës së sigurimit nga “arrest në burg”
parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, në një masë tjetër sigurimi.”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet
112 dhe 246 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 62, datë 05.02.2025, vendosi:

Vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i
K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Arben Meskuti me vendimet
Nr.1313, datë 21.05.2024 dhe Nr.1368, datë 24.05.2024, të Gjykatës së Shkallës
së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Tiranë.

Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat
nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi

    spot_img
    ARTIKUJ TË NGJASHËM
    - Advertisment -spot_img

    Më të Lexuarat