back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetMbetjet e rrezikshme në Portin e Durrësit/ Jim Puckett: Dyshojmë edhe për...

Mbetjet e rrezikshme në Portin e Durrësit/ Jim Puckett: Dyshojmë edhe për arsenik

Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar lidhur me mbetjet, që u rikthyen në Shqipëri, pasi ishin nisur më parë në Tajlandë. Po çfarë janë këto mbetje, sa të rrezikshme janë dhe si do të mund të bëhet asgjësimi i tyre.

Në total bëhet fjalë për 2100 tonë mbetje, që dyshohet se janë të rrezikshme, ndërsa me një urdhër të Prokurorisë së Durrësit janë sekuestruar kontenierët.

Jim Puckett nga rrjeti i Bazelit, duke folur në një lidhje Skype me emisionin “Open” tha se  praktikisht pluhuri përshkruhet i tillë në faturat që shoqërojnë transportimin dhe ky përshkrim është i njëjtë me ato të dhëna që kemi marrë nga informatori dhe është pluhur që del nga oxhaqet e metalurgjisë.

Më herët ai ka ngritur dyshimet se kemi të bëjmë me mbetje që kanë arsenik. Puckett tha se arsenik u gjet në Tajlandë, në vendin ku ishin destinuar këto mbetje. Në këto kushte ai dyshon se ka edhe arsenik.

Në vijim të intervistës, Puckett u shpreh se fabrika ku po dërgoheshin këto mbetje, është një fabrikë ku në rrethinat e saj u gjetën ndotës shumë të rrezikshëm, përfshi edhe arseniku.

“Atje mblidheshin mbetje shumë të rrezikshme nga shumë vende të Botës. Nuk mund të them se çfarë kanë mbetjet në Shqipëri, por fakti që janë dërguar atje, ngre dyshime se janë shumë të rrezikshme”, tha ai.

Puckett kërkoi që kontenierët të vendosen në një vend të sigurtë, të mbuluar, që mos kenë kontakt me reshjet e shiut, pasi kjo mund të sillte ndikime të mëdha.

“Është një mbetje e zakonshme që del nga metalurgjia, për të cilën ne kemi shumë njohje”, tha Puckett.

Ai tha se jemi shumë të lumtur që Prokuroria e ka marrë hetimin seriozisht dhe ka konfiskuar kontenierët.

“Të zbulohet e vërteta në mënyrë transparente”, tha Puckett. Ai tha se kemi kërkuar që të zbardhet e vërteta dhe një kampion i ndarë në 3 pjesë i mbetjeve në kontenier, të analizohet një nga ne dhe dy nga laboratorë të tjerë.

Puckett tha se nuk janë vetëm metale të rënda, por edhe kimikate shumë të rrezikshme. “Plumbi është shumë i rrezikshëm, veçanërisht për fëmijët dhe organizmin e njeriut”, tha ai.

“Kur kam folur sot me zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit më kanë thënë se në Shqipëri ka një fabrikë të vogël për të ricikluar këto mbetje. Por duhet të keni parasysh se e vetmja gjë që mund të përfitohet është zinku dhe nuk ia vlen që t’i hyhet një procesi të tillë për një sasi shumë të vogël”, tha Puckett.

Ai tha se ne na nevojitet e vërteta, kush është dëmtuesi dhe kush janë ata që kanë shkelur ligjin, nëse është shkelur ligji. Puckett tha se jemi të frikësuar se një gjë e tillë mund të ketë ndodhur më herët, por i takon Prokurorisë që të zbulojë sa herë ka ndodhur.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat