back to top
2.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetMbetjet toksike do  të shkarkohen nesër në Durrës/ Si do të procedohet

Mbetjet toksike do  të shkarkohen nesër në Durrës/ Si do të procedohet

Ditën e nesërme do të bëhet shkarkimi i mbetjeve kimike të anijës “Moliva”, pas disa ditëve të qëndrimit në radën portuale në Durrës, pas vendimit për sekuestro nga ana e Prokurorisë.

Vendimi për shkarkimin është marrë pas gjetjes së vendit për evadimin e tyre, që do të administrohet nga organet ligjzbatuese dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Nuk dihet vendi ekzakt i shkarkimit të mbetjeve, por sipas burimeve bëhet fjalë për vendqëndrim larg zonave të banuara.

Transporti i tyre do të bëhet nën masa të rrepta sigurie. Kujtojmë se 2 anije me mbetje ishin nisur në prill dhe korrik drejt Tajlandës dhe Kinës, por ato u kthyen pas ngritjes së alarmit nga organizatat ndërkombëtare, se në to ndodheshin mbetje të rrezikshme dhe po bëhej eksport i paligjshëm.

Pas shkarkimit të mbetjeve, pritet të bëhen të gjitha verifikimet dhe analizat, për të parë shkallën e rrezikshmërisë së mbetjeve dhe për të bërë hetimet e nevojshme të çështjes.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat