back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizPas 2 vitesh në lidhje me Endri Çekiçin/Megi Pojani pranon romancën me...

Pas 2 vitesh në lidhje me Endri Çekiçin/Megi Pojani pranon romancën me futbollistin

Ndonëse shumë shpesh kemi sjellë prova se kjo dyshe është së bashku, ata asnjëherë nuk kanë pranuar publikisht që të flasin për këtë histori dashurie. Megjithatë, moderatorja, tashmë ka folur për herë të parë për statusin e saj, duke pranuar se është e dashuruar. Pas disa vitesh me ulje dhe ngritje, mesa duket tashmë çifti e ka gjetur gjuhën e përbashkët, sa për të pranuar ndjenjat e tyre.

Sipas saj, kur lidhjen e bën publike ka disa pasoja, ndaj ka zgjedhur që ta mbajë në fshehtësi. Ajo thotë se nuk është aq budallaqe sa të shesë të dashurin e saj.

“Fakt është që unë gjej larva, i bëj flutura dhe krahët dua t’ia përdor vetë”-u shpreh moderatorja.

“Shpresoj të jetë hera e fundit që unë them këtë, sepse unë nuk jam aq budallaqe sa të them publikisht marrëdhënien time. Nëse unë jam Megi Pojani, një influencer që shet kremra fytyre, a e dini ju si mund ta shes unë të dashurin tim. D.m.th. ai kalon në 1200 filtrat e mi dhe unë e them publikisht, vajza unë e miratoj këtë unë për ju. Po pse kaq budallaqe jam unë sa ta them. Nëse unë them po apo jo, hetimet e tjera vazhdojnë dhe të çojnë tek cili është ai?! Fakt është që unë gjej larva, i bëj flutura dhe krahët dua t’ia përdor vetë”, u shpreh moderatorja./Panorama

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat