Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Roza Lati, një nga figurat më të spikatura të ekranit shqiptar, ka ndarë me emocion një moment të veçantë në karrierën e saj. Në Ditën e Pavarësisë, ajo ka festuar gjithashtu edhe Ditën e Karrierës së saj, duke shënuar plot 12 vite në ekran.
Në një postim emocionues në rrjetet sociale, Roza shkruan:
“12 vite prodhim. Art. Përkushtim. Dhe për mbështetëset e mia që bëjnë këto video editime të tilla… më japin kaq shumë zemër, kaq shumë shpresë dhe dëshirë. Ju dua shumë! Faleminderit!”
Postimi i saj ka marrë një mbështetje të madhe nga fansat dhe ndjekësit, të cilët i kanë shprehur dashurinë dhe admirimin për përkushtimin e saj ndër vite.



