back to top
19.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Ngujim në Bulevardin e Tiranës?/ Berisha paralajmëron aksion pa kthim

“Ngujim në Bulevardin e Tiranës?/ Berisha paralajmëron aksion pa kthim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar një mobilizim të jashtëzakonshëm qytetarësh në Bulevardin e Tiranës, duke e cilësuar protestën e datës 10 shkurt si një moment historik, që sipas tij do të ndiqet me vëmendje nga e gjithë Europa dhe bota.

Në një mesazh të fuqishëm drejtuar mbështetësve dhe qytetarëve, Berisha theksoi se qindra qytetarë i kanë shkruar duke kërkuar që të mos largohet askush nga bulevardi pa larguar Edi Ramën. Ai nënvizoi se rruga për të arritur këtë është e qartë dhe e pandalshme:

“Ne drejt asaj do të shkojmë në mënyrë të pashmangshme, në mënyrë të sigurt. Ky moment duhet të jetë çështje diskutimi të gjerë me qytetarët, me mbështetësit tanë dhe popullin opozitar.”

Berisha nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë, duke e cilësuar “Galerinë e Ergys Agasit” si dëshmi të tmerrshme të degradimit dhe degjenerimit total të organizatës kriminale Rilindje. Ai akuzoi Ramën për përdorimin e strukturave shtetërore për të favorizuar individë të caktuar dhe për të mbrojtur të afërmit e tij:

“Ishte Rama që përdorte oficerët e policisë për të ekzekutuar në mes të sheshit, të aeroportit të Tiranës. Ergys Agasi jep urdhra njëlloj si më parë. Njëlloj. Po, absolutisht. Çdo gjë është në duart e qytetarëve.”

Berisha ftoi të rinjtë, studentët dhe punëtorët të jenë pjesë aktive e protestës, duke e cilësuar atë si mision për përmbysjen e “narkodiktaturës” dhe rikthimin e votës së lirë për shqiptarët.

“E gjithë Europa pret protestën tonë. E gjithë bota pret protestën tonë. I kanë përcjellë protestat me simpatinë më të madhe, me vlerësimin maksimal. Ne do të vazhdojmë misionin, misionin e përmbysjes së kësaj narkodiktature dhe rikthimin e votës së lirë për shqiptarët,” tha Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat