Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Nuk ka Juventus për Ronald Araujo. Pas flirtit me bardhezinjtë, mbrojtësi uruguaian është gati të nënshkruajë një marrëveshje të re me klubin katalanas.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, në profilin e tij X, zyrtarizimi do të mbërrijë këtë javë, duke qenë se palët kanë arritur një akord total.
25-vjeçari është pjesë e këtij klubi që në vitin 2019, periudhë në të cilën erdhi nga Boston River.
Së bashku me Araujo, Barça po përgatitet të mbajë në ekip edhe Pedri, Gavi dhe Gerard Martin.



