Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka nisur njoftimin e akuzave për 7 grupet kriminale që u goditën gjatë operacionit Revanshi. Në atë kohë SPAK firmosi 50 urdhër arreste.
Gjatë këtij operacioni u firmosën urdhër-arreste edhe për ish-zyrtarë të lartë policor, si ish-drejtori i Policisë së Lezhës Henerigert Mitri, apo persona me lidhje me politikën si ish-deputeti Arben Ndoka e vëllai i deputetit Eduard Ndreca, Armando Ndreca.
Grupet kriminale vepronin në një territor të gjerë, si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.



