Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda Hita, ka ndërmarrë lëvizje të reja në strukturat drejtuese të policisë, duke emëruar komisar Klodjan Çekën në krye të Komisariatit të Policisë në Malësinë e Madhe.
Sipas burimeve, Çeka konsiderohet një prej oficerëve të karrierës me perspektivë në radhët e Policisë së Shtetit, ndërsa në funksionet që ka mbajtur ndër vite është vlerësuar për rezultatet e arritura në detyrë.
Emërimi i tij vjen në një moment kur Malësia e Madhe është vënë në fokus pas zbulimit të disa parcelave me kanabis, ndërsa objektivi kryesor i drejtimit të ri pritet të jetë zbatimi i politikës së tolerancës zero ndaj kultivimit të bimëve narkotike.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se në krye të Komisariatit të Policisë Shkodër pritet të emërohet Erjon Dume.
Ndryshime ka pasur edhe në strukturat e Policisë Kufitare, ku drejtimin e Kufirit në Tiranë do ta marrë drejtues Boke Bodini. Lëvizjet e fundit vijnë në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit.



