Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka zhvilluar një takim me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi, në kuadër të konsultimeve të opozitës me aleatët për përzgjedhjen e kandidatit për kryetar bashkie.
Raportohet se mes palëve ka pasur mirëkuptim për të krijuar një koalicion që do të mbështesë kandidatin e opozitës.
Idrizi ka shprehur mbështetjen e PDIU-së për përpjekjen e Partisë Demokratike për të zgjeruar koalicionin opozitar në prag të zgjedhjeve të parakohshme lokale.



